16.2 C
Pec
E premte, 18 Qershor, 2021

Votohet Qeveria e re, Kurti për herë të dytë Kryeministër i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Albin Kurti ka marrë 67 vota të ligjvënësve kosovarë, për ta drejtuar ekzekutivin, njofton Klan Kosova.

Kjo është hera e dytë që Kurti do të drejtojë Qeverinë e Kosovës, pas mandatit të tij të parë, ku kishte qenë kryeministër fuqiplotë për 52 ditë.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur këtë herë që ta krijojë qeverinë e vetme, pasi ka fituar 50.03 përqind të votave në zgjedhjet e përgjithshme.

Qeveria e re është votuar pro nga 67 deputetë, 30 kanë votuar kundër dhe asnjë abstenim.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...