15 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Voton Ardita Sinani: Sot është dita kur vendoset për qeverisjen e ardhshme komunale

Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani ka votuar para pak çastesh.

Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët që ta dalin në votime.

“Sot, është dita kur vendoset për qeverisjen e ardhshme komunale. Vendoset për 4 vitet që i kemi përpara. Sot, është dita kur të gjithë bashkë duhet të angazhohemi që të dalim masivisht e ta shfrytëzojmë të drejtën e votës. Andaj, ju ftoj edhe njëherë që ta shfrytëzoni këtë të drejtë e të dilni të votoni”, shkruan ajo në Facebook.

Tutje, ajo ka shkruar se “të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, sot te kutia e votimit do ta kenë mendjen tek përcaktimi i përzgjedhjes së atyre që punojnë me zemër për vendin tonë”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...