Një vet aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Marie Shllaku” në qytetin e Gjilanit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka deklaruar për se nga ky aksident pos dëmeve materiale është lënduar lehtë edhe vozitësi.
“Ka ndodhur një vet aksident ku vozitësi humbë kontrollin mbi mjetin dhe përplaset jashtë rrugës. Përpos dëmeve materiale vozitësi është lehtë i lënduar”, ka deklaruar Hashani.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar se si ka ardhur deri te aksidenti./Njeshi/