15.7 C
Pec
E enjte, 16 Maj, 2024

Voziti 238 km/h, gjobitet shoferi dhe i ndalohet për gjashtë muaj vozitja

Policia e Kosovës ka hasur sot në autostradë në një shofer, i cili ka vozitur në 238 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 100 km/h.

Shoferi është gjobitur me 500 euro, pesë pikë negative, si edhe gjashtë muaj ndalim të mjetit me veprim motorik.


“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 238 km/h, i njëjti është gjobitur 500 €, 5 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia po e zbaton ligjin e ri me gjoba më të ashpra, duke ua ndaluar edhe drejtimin e mjetit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...