29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Vranë Lulzim Fejzullahun në Podujevë, familjarët e të burgosurve krenohen në rrjetet sociale (Foto)

Me 20 janar të vitit 2024, ndërroi jetë Lulzim Fejzullahu.

Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu, janë dy përgjegjësit e kësaj vepre makabre që u krye në Podujevë.

E sikur të mos mjaftonte, familjarët e tyre krenohen me veprën makabre që ata bën.

Kjo shihet nga vëllai i Eltion Kadriut, Enesi, ku përmes rrjeteve sociale ka postuar fotografi dhe video me të burgosurit, të cilët ishin edhe të mitur.

Ajo çfarë bie në sy më shumë është jeta e shfrenuar e të miturve, komentet dhe këngët që ai ka vendosur, ku në një pjesë thotë se : ‘’A do me shku në qiellin e 7-të’’

Sipas trupit gjykues dy të miturit e akuzuar për vrasje u dënuan vetem me 19 vite burgim. Njëri i akuzuar u dënua me dhjetë vite e tjetri me nëntë vite.

Të shumta ishin reagimet në lidhje me këtë rast, duke filluar nga krerët e shtetit e deri tek personat e thjeshtë.

Në qytetin e Podujevës, u mbajt edhe një marsh për 18-vjeçarin.

Rasti i vrasjes së Lulzim Fejzullahut nga Podujeva u përshkrua nga Policia në fillim si “therje me thikë”, dhe versioni ndryshoi pasi 18-vjeçari vdiq pas një përpjekjeje gjashtëditore të mjekëve për ta mbajtur atë në jetë. /IndeksOnline/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...