11.3 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Vranica: 10 mijë punëtorë janë larguar nga Kosova në janar

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica ka thënë se pas liberalizimit të vizave, shumë punëtorë kanë kërkuar pushime pa pagesë e pushime vjetore, për të shkuar në vendet e Evropës.

“Realisht është ende herët për të biseduar, për të pasur një referencë të saktë sa është largimi por në bazë të raportimeve nga tereni ka shumë raste të marrjeve të pushimeve pa pagesë, nga ana e punëtorëve të sektorit të gastronomisë, marrja e pushimit vjetor, tash po i marrin kinse me arsyetimin që para sezonës t’i shfrytëzojnë pushimet dhe në sezonë të kthehen në vend, por këto nuk e di sa janë të qëndrueshme”, thotë ai.

Vranica kujton që në vitin 2015 kishin dalë ilegalisht shumë persona jashtë Kosovës dhe tani ekziston frika e njëjtë, derisa tani masat janë të lehtësuara pasi ka liberalizim.

“Natyrisht nëse ne e krahasojmë atë aspektin e frikës siç ka ndodhur në të kaluarën, sepse në vitin 2015 është bërë ligji për migrimin e punëtorëve privat nga ana e Kosovës, që ka krijuar lehtësira që i ka vërshuar edhe autobusët atëherë në ilegale që kanë lëvizur në janar 2015, në kohën e Qeverisë Mustafa. Tani duke e marrë parasysh që është lehtësim edhe më i madh liberalizimi i vizave, edhe pse nuk ka të bëjë me viza të punës por turistike, sido që të jetë komponenta është që po lehtësohet lëvizje sepse ka shumë biznese, diku mbi 30 mijë biznese nga diaspora që përfaqësohen nga bashkëkombas tanë, normalisht që kjo rrit dhe frikën sepse Gjermania dhe Zvicra po vuajnë për punëtorë, edhe Italia, Shqipëria, të gjitha vendet jashtë Kosovës, që e kanë një standard më të lartë se Kosova dhe natyrisht se kjo për neve është shqetësuese sepse mund ta keqpërdorin pjesën e pushimit dhe gjithçka, ashtu që të mund të dalin dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi që të jetojnë jashtë Kosovës”, thekson ai për Gazeta Blic.

Ai përmend dhe arsyet se pse po ikin qytetarët nga Kosova.

“Arsyet normalisht janë të ndryshme, unë nuk besoj se do të dalin vetëm për shkak të kushteve të punës por edhe për shkak të një arsimi aspak të ngritur, aspekti shëndetësor nuk është mjaftueshëm i zhvilluar dhe andaj ka lëvizje të tilla”, shprehet Arian Vranica.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...