Grupi “Grmia 55”, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, kanë organizuar një aktivitet vrapimi për ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësimin për parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit.
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se aktivitetet e tilla kanë për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për parandalimin e kësaj sëmundje.
“Sot po vrapojmë edhe pse maratona është e organizuar për 1 tetor, por nuk duhet që vetëm në një ditë që ta kujtojmë e ta luftojmë kancerin, por duhet çdo ditë sëbashku mundemi. Dr.Izeti është duke i mbajtur një seri takimesh nëpër hapësirat publike në vend të ndryshëm për me ngitë këtë vetëdijes, kaceri i gjiri është i parandalueshëm nëse e zëmë në fazat e para”.
“Zakonisht për fat të keq shumica e shoqërisë që preken nga kjo sëmundje e marrin vesh vetëm në fazë e katër kur edhe është shumë e vonshme. I kemi të gjitha kushtet tash i kemi mamografitë që i kemi investuar, nuk duhet as të pritet në rend, i lus të gjithë qytetarët që ta bëjnë këtë të zakonshme që një herë në vit të kontrollohen që me parandaluar këtë sëmundje që merr jetë. Kushtet i kemi të vetëdijesohemi si shoqëri në mënyrë që të kemi një jetë më të shëndetshme, për të gjithë”. /Njeshi&EO/