Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë dhe deklaratat e shokut të tij të ngushtë, i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit, se ka pasur dy autorë të krimit.
Rama tha se ngjarja e rëndë u keqpërdorur nga mediat dhe tha se nuk ka autor tjetër dhe sipas tij, nuk ka ndodhur siç mund të thotë imagjinata.
“Dy vrasje që kanë ndodhur ajo e Pogradecit dhe kjo e 14-vjeçarit, janë përdorur në mënyrën më abuzive dhe më të pabesë ndaj opinionit publik, duke sajuar historira, duke vënë në pikëpyetje korrektesën e policisë në raportim, duke shpikur një autori tjetër, një thikë tjetër.
Fatmirësisht kjo vrasje është e regjistruar në video. Jo vetëm që është hetuar me detaje, por është në video se si ka ndodhur.
“Nuk ka autor tjetër dhe nuk ka ndodhur siç mund të thotë imagjinata kur vetvetiu vendoset në krahun e viktimës. Një përleshje nga ku për fatin më të keq, është shkaktuar një vdekje e një fëmije./Njeshi/