4.3 C
Pec
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Vrasja e biznesmenit në Shqipëri, një nga vëllezërit nuk flet në seancë, viktima vëzhgohej prej pesë ditësh

Policia ka marrë në pyetje dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka, të akuzuar si autorë të vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi.

Sipas burimeve, i dyshuari kryesor, Shkëlqim Duka, njëherazi edhe oficer policie në Komisariatin nr 2, nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë para kolegëve të tij që po hetojnë vrasjen.

Por ndryshe nga ai, vëllai tjetër, Florian Duka ka mohuar të ketë dijeni apo lidhje me ekzekutimin e biznesmenit.

Pavarësisht deklaratës së mohimit që ka bërë Duka, policia thotë se ka prova të mjaftueshme që i implikojnë dy vëllezërit si autorë indirekt në ngjarje.

Hetuesit kishin marrë informacion në rrugë operative së Reçi kishte konflikte pronësie me dy vëllezërit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë ka rezultuar se ata e kanë ruajtur biznesmenin 5 ditë para se të kryenin krimit, duke u fiksuar nga kamerat përgjatë zonës.

Ditën e ngjarjes kamerat kanë fiksuar se efektivi i policisë, Shkëlqim Duka ka qëndruar në zonë që prej orës 19:00 e deri në orën 23:00 kur ndodhi edhe krimi. Ai qëndronte i fshehur në shkallët e emergjencës së një hoteli pranë vendit ku ndodhi ngjarja. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...