27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Vrasja e Ivanoviqit, Prokuroria Speciale tërhiqet nga ndjekja penale ndaj Rade Basara

Prokuroria Speciale është tërhequr nga ndjekja penale ndaj njërit prej të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në fjalën përfundimtare, prokurori special Burim Çerkini tha se në mungesë të provave tërhiqet nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit Rade Basara .

Çerkini tha se është vërtetuar se në kohën e vrasjes së Ivanoviqit, i akuzuari Basara nuk ka qenë në Mitrovicë por ishte në Kroaci.

Prokurori ka thënë se përmes ndihmës juridike ndërkombëtare e kanë vërtetuar se Basara ka qenë në shtetin kroat.

“Si Prokurori Speciale duke u bazuar në mungesë të provave për të akuzuarin Rade Basara tërhiqemi nga ndjekja penale”, ka deklaruar Çerkini.

Në këtë rast, për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-ës, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara. /EO/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...