3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Vrasja e Liridona Ademajt, Osmani: Duhet të ashpërsohen dënimet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në konferencën për Integritetin e Informacionit DISICON ka folur për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademaj, derisa ka thënë se dënimet duhet të ashpërsohen për ata që kryejnë dhunë të çfarëdo lloji.

Presidentja Osmani theksoi se është sfidë e institucioneve që të bëhet ashpërsimi i dënimeve.

“Duhet të sigurohemi që të ashpërsohen dënimet për ata që kryejnë dhunë mbi bazat gjinore. Gratë në përkrahje të njëra-tjetrës.

“Ajo çfarë ndodhi para disa ditësh me rastin e vrasjes së Liridonës, duhet të jetë edhe një herë zgjim i ndërgjegjës kolektive. Sepse për fat të keq është që po normalizohet dhuna dhe duhet ta luftojmë me ngulm. Sfidë e institucioneve duhet të shkojnë te ashpërsimi i dënimeve, deri te fuqizimi i mekanizmave. Luftimin e dhunës mbi baza gjinore e kemi top prioritet”, tha presidentja.

“Është esenciale që dënimet e institucioneve tona të drejtësisë mos të jenë të tilla që të inkurajojnë dhunuesit, sepse ai do të mendojë që nëse ai para meje ka ikur nga përgjegjësia me 600 ose 800 euro, pse mos ta përdorë edhe unë dhunën, pasi e kanë të lehtë ta paguajnë gjobën”, tha Osmani.

“Dekurajimi duhet të bëhet kur sistemi i drejtësisë është efektiv, e lufton patriarkatin brenda vet sistemit të drejtësisë. Shoqëria duhet ta shoh se për dhunën ka dënime të ashpra”, shtoi tutje ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...