8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Vrasja e Liridonës, familja Ademaj i jep dy ditë besë familjes Murseli, kërkon që vajza të zhvarroset

Detajet e para të natës tragjike të 29 nëntorit ku mbeti e vrarë 33-vjeçarja, Liridona Ademaj Murseli morën kthesë dje kur Policia e Kosovës arrestoi burrin e saj Naim Murselin, Granit Plavën e Kushtrim Kokallën si të dyshuar për vrasjen e saj në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Pak orë para se të arrestohej, Naim Murseli mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Liridonës, ceremoni kjo që u krye në fshatin e tij. Ndërsa, vetëm pak orë pas arrestimit të të njëjtit, u raportua se familja Ademaj ka kërkuar nga Policia e Kosovës zhvarrimin e trupit të Liridonës nga aty ku u varros.

Mediat në Prishtinë raportojnë tashmë se familja Ademaj, familjes Murseli i ka dhënë dy ditë besë.

Naimi Murseli dhe Kushtrimi Kokalla kanë pasur raporte shumë të afërta, teksa vazhdimisht janë parë pranë njëri-tjetrit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë dje gjatë ditës tha se është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra, duke shtuar se të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore.

Naim Murseli i cili dyshohet se pagoi Granit Plavën për ta kryer vrasjen e gruas në sy të fëmijëve, në varrimin e të ndjerës priti e përcolli të afërmit që kishin ardhur për ngushëllime.

Pas arrestimit të Naimit, babai i tij Shaban Murseli njoftoi se për shkaqe familjare janë anuluar të pamet për Liridonën./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...