15.8 C
Pec
E premte, 20 Shtator, 2024

Vrasja e një gruaje nga burri në Graçanicë, Osmani: Institucionet të angazhohen, ti japin fund femicidit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për vrasjen e një gruaje në Kosovë nga bashkëshorti i saj në Gushtericë të Poshtme të Komunës së Graçanicës.

Osmani ka thënë se është e tmerruar dhe e indinjuar nga një ngjarje e tille dhe thotë se mizori të tilla po vazhdojnë të atakojnë shoqërinë kosovare dhe si të tilla s’duhet toleruar.

Presidentja ka thënë se institucionet duhet te angazhohen përmes zbatimit të saktë të ligjeve dhe udhëzuesve, t’i japin fund femicidit. Një grua më pak, një vrasës më shumë!

E tmerruar dhe e indinjuar nga vrasja brutale e gruas M.Zh. nga duart e bashkëshortit të saj në Gushtericë të Poshtme në komunën e Graçanicës.  Mizori të tilla që po vazhdojnë të atakojnë shoqërinë tonë nuk duhet të tolerohen.

Ky akt mizor nuk është një incident i izoluar, por një veprim  shqetësues i dhunës ndaj grave që kërkon veprim të menjëhershëm dhe vendimtar.

Institucionet e drejtësisë duhet të sigurohen që nëpërmjet zbatimit të saktë të ligjeve dhe udhëzuesve të denimeve t`i japin fund femicidit. Fatkeqësisht, shohim tepër shpesh raste kur dhunuesit lirohen me denime shumë më të ulëta sesa ato që parashihen me ligj.

I shpreh ngushëllime të thella familjes së viktimës dhe jemi përkrah të gjithë atyre që kanë humbur familjaret e tyre për shkak të femicidit. Të gjithë duhet të jemi një, derisa asnjë grua të mos ketë frikë për jetën e saj!/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...