34.1 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me burgim disa prej të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 20 vjet burgim katër të akuzuarit në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, në janar të vitit 2018.

Marko Roshiq është dënuar me 8 vjet burgim për veprën vrasje e rëndë dhe me gjobë 10 mijë euro.

Nedelkjo Spasojeviq është dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim dhe me gjobë prej 4 mijë euro. Të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Dragisha Markoviq është dënuar me 4 vjet burgim për bashkëkryerje në veprën penale vrasje.

Ndërkaq, Zharko Jovanoviq është dënuar me 4 vjet burgim për bashkëkryerje të veprës dhe me 1 mijë e 500 euro gjobë për posedim të armëve. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...