16.3 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Vrasja e policit, Ibishi: Rast i rëndë dyshimi për vrasje nga i mitur

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, e ka cilësuar si rast të ndjeshëm vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika, në mënyrë të organizuar nga 7 të dyshuarit.

Ibishi ka potencuar faktin që e bën edhe më të  rëndë këtë rast është dyshimi për vrasjen e tij nga një i mitur.

“Shumë rast i rëndë sepse vet implikimi kur në momentin e kryerjes së veprës ende s’i ka pasur 18 vjet, kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. U zgjedh një person për të cilën nëse caktohet burgim, mund të caktohet deri në 10 vite për të mitur, por jo edhe sikur që përfshihet vepra si e rënëd për vrasjen e zyrtarit policor me dënim maksimal deri në 25 vite apo burgim i përjetshëm”, ka thënë Ibishi në  RTK-ë.

Ibishi ka përmendur edhe dyshimet se ky grup mund të ketë një strukturë të konturave të tjera, e që e bën të nevojshëm kërkimin edhe më të thellë në rrethanat e saj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...