18.5 C
Pec
E shtunë, 19 Prill, 2025

Vrasja e policit në Kaçanik, Prokuroria në Ferizaj do të mbajë konferencë për media

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjes së policit në Kaçanik.

“Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini, prokurori i çështjes z.Ismet Rrahmani, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Konferenca do të mbahet nga ora 14:30, në objektin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kati i dytë, salla e takimeve nr. 315.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, është vrarë në orët e vona të së martës së 1 prillit, në qytetin e Kaçanikut.

Hetimet për këtë rast kanë nisur, por nuk dihen rrethanat e ngjarjes ende. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...