Pajtim Krasniqi nga Peja është gjetur i vdekur mbrëmjen e 27 nëntorit, bashkë me bashkëshorten e tij në Florida të SHBA-së.
Lajmi për vdekjen e djalit të tyre ka qenë tronditës për familjen Krasniqi.
Lidhur me këtë, së fundmi ka reaguar vetë motra e Pajtimit, Albana.
Motra e të ndjerit akuzon gruan e Pajtimit, për këtë vrasje makabre.
“Festën e Falenderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimitë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij”, shkruan tutje ajo.
Në pamje gjithashtu shihen edhe njollat e gjakut në ballkonin e apartamentit të çiftit nga Peja, dhe se sipas raportimeve të fundit thuhet se u dëgjuan gjashtë të shtëna me armë.
Vdekja e tyre është konstatuar në vendin e ngjarjes, por akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja dhe nesë ka persona të tjerë të përfshirë në këtë incident tragjik.
Lidhur me këtë rast thuhet se janë gjetur prova të shumta materiale, që janë marrë nga Policia si dëshmi që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanat e vrasjes së dyfishtë./Njeshi/