-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Vrasja ndodhi brenda lokalit, Policia jep detaje për vrasjen e 42-vjeçarit në Skënderaj

Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi sot në Skënderaj, ku ka mbetur i vrarë një 42-vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti,  ka thënë për mediat se vrasja ka ndodhur brenda një lokali në rurgën “Sala e Hamit Jashari”.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka thënë Zahiti.

Ai ka deklaruar se rrjedha hetimore po zhvillohet në drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar.

Sipas mediave  i vrarë ka mbetur një I.I, derisa i dyshuar për vrasjen është një 63-vjeçar me inicialet H.I, i cili ndodhet në arrati, i cili dyshohet se ka edhe shtetësi angleze.

Sipas burimeve, edhe viktima edhe i dyshuari për vrasje janë nga i njëjti fshat dhe e njëjta lagje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...