Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi sot në rrugën “Leonard Palucaj”, në Klinë.
Sipas Policisë, i dyshuari për vrasje gjatë arratisjes nën kërcënimin e armës ka grabitur veturën nga një qytetar dhe është larguar në drejtim të Gurrakocit. Vetura është gjetur më pas e braktisur në fshatin Kosh të Istogut, ndërsa personi i dyshuar është ende në kërkim policor.
“Më datë 07 gusht 2023, rreth orës 16:50, Policia është informuar se nё rrugën “ Leonard Palucaj”- Klinё, ka ndodhur njё gjuajtje me armё zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se njё person ёshtё plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti ёshtё dёrguar ne QKMF-Klinё, dhe mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, aty nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs.
I dyshuari ёshtё arratisur nё drejtim tё panjohur dhe gjatё arratisjes i dyshuari nёn kёrrcёnimin e armёs nga njё qytetar ka grabitur veturen dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit. Njёsitet relevante janё vёnё nё ndjekje tё pësonit tё dyshuar dhe me tё arritur nё fshatin Kosh-Istog, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim policor”, thuhet në njoftim/Njeshi/