9.5 C
Pec
E martë, 21 Mars, 2023

Vrasja në lokalin e tij në Tiranë: Ky është pronari i dënuar për armë, zbardhen detaje të reja

Pronari i lokalit në Tiranë, ku ndodhi mbrëmë atentati që shkaktoi një viktimë dhe pesë të plagosur në Don Bosko, është Fatjon Murati, i dënuar me heqje lirie për posedimin e municioneve dhe armëve të zjarrit.

Murati u dënua me arrest me burg, por masa iu zbut në arrest shtëpie. Murati nuk ndodhej në banesë mbrëmë, teksa në lokalin e tij, autorë të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash.

Ai u arrestua në fillim të shkurtit 2022, kur u kap në shoqërinë e Endrit Dokles. Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar posedues i armëve të zjarrit të gjetura në një kompleks rezidencial në kryeqytet.

Emri i Fatjon Muratit doli në skenë edhe pas vrasjes së 3-fishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik 2022, kur humbën jetën Blilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha. Prokuroria nxori një listë personash, mes të cilëve ishte dhe Fatjon Murati.

Murati është ndaluar më parë nga autoritetet italiane, si i dyshuar për blerje të mallrave të vjedhura, posedim ilegal të armëve dhe të lëndëve narkotike, dhe aktualisht ndodhet në masë sigurie “Arrest në burg”, për vepra të tjera penale. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...