4.7 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Vrasja në Prishtinë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.SH, për shkak të veprës penale vrasje e rëndë dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit B.SH. i është caktuar masa e paraburgimit prej datës 28 shkurt deri me datë 28 mars.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27 shkurt rreth orës 11:30 në Prishtinë, i pandehuri B.SH pas disa mosmarrëveshjeve ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.J duke shtënë me armë zjarri, i cili pas plagëve të marra kishte ndërruar  jetë në vendin e ngjarjes.

“Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është caktuar  masa së paraburgimit kundër të pandehurit B.SH pasi që i njëjti dyshohet për vepër të rëndë penale, andaj po të gjendet në liri ekziston rreziku i ikjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën e procedurës penale. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunkatën e gjykatës. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...