Para shtëpisë së të riut Jon Hoti në Jashanicë të Klinës, ndodhet një patrullë e policisë
Ajo është vendosur tashmë sa ditë, kjo pasi ai dyshohet se vrau dy bashkëvendasit e tij Albison dhe Rexhep Slivovën.
IndeksOnline ka vizituar familjen Hoti, por ajo nuk ka pranuar të prononcohej para kamerës.
“Jo, jo nuk kemi çfarë të flasim… jemi në gjendje shumë të rëndë“, ka thënë njëri nga familjarët e të dyshuarit.
E njëri nga familjarët e viktimave ka akuzuar shtetin për dështim, andaj edhe do të marrë hakun.
Arsye kjo që pjesëtarët policorë po qëndrojnë edhe para dyerve të të dyshuarit.
Ndaj të dyshuarit Gjykata Themelore në Pëjë ka miratuar kërkesën e prokurorisë për caktimkn e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.
Më tej në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit me një karikator me katër fishekë dhe tri gëzhoja. /Njeshi/