30.2 C
Pec
E martë, 5 Korrik, 2022

Vrasje në Durrës, ekzekutohet 48-vjeçari me precedent penal

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Sukthit në Durrës.

Arben Mërkuri (Ismaili) 48 vjeç mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë nga një person i paidentifikuar.

Në momentin e ngjarjes, Mërkuri ka qenë brenda dyqanit të tij kur u qëllua me breshëria automatiku.

48-vjeçari u dërgua në spital i plagosur në gjendje të rëndë, por si pasojë e plagëve ndërroi jetë.
Nga burimet policore mësohet se Arben Mërkuri (Ismaili) ka qenë person me precedent penal në fushën e lëndëve narkotike.

Informacioni paraprak i Policisë së Durrësit

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...