13 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Vrasjet e fundit në Kosovë, Haradinaj: Siguria e qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti numër një

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjeve të ditëve të fundit në Kosovë, duke thënë se është shqetësuese niveli i tyre kohët e fundit.

Ai ka thënë se dora e shtetit duhet të ndihet.

Kjo sjellje në masë është reflektim i institucioneve kryesore të shtetit, thotë Haradinaj, ndërsa shton se janë po këta të parët që s’respektojnë ligj e prokurori.

“Është shqetësues niveli i vrasjeve kohët e fundit në Kosovë-katër në vetëm dy ditë. As edhe një nuk do duhej të ndodhte në Kosovën e lirë. Kemi humbur shumë jetë në luftë për të mos humbur as edhe një në paqe. Dora e shtetit duhet të ndihet, para së gjithash, në sigurimin e rendit dhe qetësisë. Kjo amulli në rritje, e përkthyer në dhunë dhe vrasje, nuk është Kosova që duam.

“Kjo sjellje në masë është reflektim i institucioneve kryesore të shtetit, të cilët të parët nuk respektojnë rend, ligj e prokurori, duke i “trimëruar” kriminelët të të gjitha natyrave përmes amnistimit të sjelljes kriminale të shefit të shtetit. Ky është efekti zinxhiror i sjelljes banditeske nga i pari; Kosovën po e kthen në një shtet ku jeta dhe mirëqenia e qytetarëve janë jashtë kontrollit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Siguria e qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti numër një, dhe shembulli duhet të vijë nga ata që kanë institucionet në duar. Ngushëllime familjarëve të viktimave, ngushëllime qytetarëve tanë, shkruan tutje Haradinaj në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...