19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Vrau motrën dhe nipin në Kumanovë, arrestohet i dyshuari

Sot në mesditë ka ndodhur një vrasje e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës, ku një 66-vjeçar ka vrarë motrën dhe nipin e tij.

Nga MPB  thonë se është plagosur edhe një person, i cili është dërguar në spital.

“Më datë 21.02.2024, në orën 12:25, punonjësit e policisë së SPB-së kanë privuar nga liria D.Gj. (66), pasi në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore-juridike, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të motrës së tij D.R.(63), dhe djemve të saj Zh.R.(36) dhe T.R.(38)”.

“Ndihma mjekësore emergjente ka konfirmuar vdekjen e D.R. dhe T.R., ndërsa Z.R., me lëndime është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”, thonë nga MPB./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...