10.7 C
Pec
E diel, 27 Prill, 2025

“Vreshtarët” në Superligë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se Grapeland është kampion i Ligës së Parë dhe do të jetë anëtari i ProCredit Superligës për edicionin e ardhshëm.

Në ndeshjen e tretë finale të “Play-off”-it shënuan fitore ndaj KEKU-t me rezultat 75:60 (20:13, 18:20, 16:17, 21:19).

Medaljet e arta dhe të argjendta, si dhe trofeun e Kupën e ndan anëtari i Bordit të FBK-së, Rrahman Përteshi dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

MVP u shpall Bardh Rexha i Grapeland, i cili e mbylli ndeshjen me 20 pikë e 11 kërcime, çmim të cilin e ndau Rrahman Përteshi.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...