19.7 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

Vriten tre izraelitë në Bregun Perëndimorë

Tre izraelitë janë vrarë më 1 shtator pasi makina e tyre u sulmua me armë zjarri afër qytetit Hebron, në Bregun e pushtuar Perëndimorë, thonë zyrtarët izraelitë.

Ushtria izraelite konfirmoi sulmin, duke shtuar se forcat e sigurisë janë në kërkim të sulmuesve.

Qindra trupa izraelite po kryejnë bastisje në mbarë Bregun Perëndimorë që nga e mërkura në një prej aksioneve më të mëdha në muaj në këtë zonë, duke thënë se synimi i operacionit është çrrënjosja e militantëve islamikë.

Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalë operacionin në Bregun Perëndimor. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se tre policë, që ishin në makinën që u sulmua, u vranë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...