15 C
Pec
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Vritet edhe një komandant, Khamenei cakton udhëheqësit e rinj

Izraeli ka thënë se ka vrarë gjeneralin Amir Ali Hajizadeh, kreun e programit raketor të Gardës Revolucionare të Iranit.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, ka caktuar komandantët e rinj pas vrasjes së atyre paraprakë.

Mohammad Pakpour u caktua komandant i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit. Ai zëvendësoi Hossein Salamin, që u vra të premten.

Abdolrahim Mousaivi u caktua shef i Shtabit të Forcave të Armatosura për ta zëvendësuar Mohammad Bagherin e vrarë.

Dhe Ali Shadmani zëvendësoi Gholam Ali Rashidin si shef i selisë qendrore të Khatam al-Anbiya, entitet që koordinon mes Gardës Revolucionare dhe ushtrisë së rregullt. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...