Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të martë në Shëngjin, ku raportohet se ka mbetur i vdekur Ardjan Nikulaj, ish-kandidat i PSD-së për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në pedonale të Shëngjinit, e cila është në pronësi të viktimës që ka moshën rreth të 50-ave. Ai njihet edhe si biznesmen në zonë.
Ai u qëllua me breshëri kallashi nga dy persona.
Ishte edhe kandidat për këshillin bashkiak në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së vrasjes./Njeshi/