1.1 C
Pec
E martë, 31 Janar, 2023

Vritet një i ri në Ferizaj

Sot rreth orës 12:30 në Ferizaj ka ndodhur një vrasje, ku ka humbur jetën një mashkull rreth moshës 25-30 vjeçare.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Agim Gashi, rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ahmet Kaqiku’, ku fillimisht është raportuar për gjuajtje me armë zjarri dhe një person të lënduar.

Gashi tha për KosovaPress se në vendin e ngjarjes përveç Policisë ka dalë edhe ekipi mjekësor, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes.

Ai tha se Policia është duke u marrë me hetimet e mëtutjeshme. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...