Ngjarja ka ndodhur te shkolla ‘Teknike’.Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar kryeprokurori i Porkuorisë Themelore, Imer Beka.
“Sapo na njoftuan, prokurorja po shkon në vendin e ngjarjes. Rasti ka ndodhur te Shkolla Teknike në Prishtinë. Viktima është 27 vjeç. Nuk dihet motivi”, tha Beka.
Ndërkohë Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar për vrasjen e një 27 vjeçari në Prishtinë.
“Një vrasje ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë. Jam i shokuar nga kjo gjakftohtësi. Një javë më parë në Ferizaj, tani në Prishtinë. Kjo dhunë vdekjeprurëse duhet të përfundojë! Ngushëllimet e mia të thella familjes”, ka shkruar ai
]]>