Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku dyshohet se një person është vrarë me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, majori Qazim Reka, ka thënë se ngjarja ka ndodhur jashtë një restoranti në fshatin Bibaj të Ferizajt.
“Është vrarë një person në një sallë dasmash në Ferizaj, përkatësisht në Bibaj”.
Ai ka thënë se janë në proces të mbledhjes së informacioneve shtesë, të cilat do të njoftohen në kohë të duhur./Njeshi/