Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë në sheshin “Mujë Krasniqi”.
Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i policisë për rajonin Pejës, Fadil Gashi.
Një person tjetër është dërguar në emergjencë.
Lidhur me rastin, zëdhënësi Gashi tha se një i dyshuar është arrestuar.
“Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, ka thënë Gashi.
Ndëkohë media mëson se vrasësi është i familjes Hoti nga fshati Jashanicë dhe se tashmë ai është dorëzuar në polici.
Ndërsa viktima dhe i plagosuri janë të familjes Shlivova. I vrari ende gjenden brenda lokalit dhe se trupi i tij ende nuk janë tërhequr nga aty./Njeshi/