31.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Vuçeviq reagon pasi KOSTT vendosi tabelën në Vallaç -ankohet që Qeveria e tij s’mundi të mblidhej dje në Graçanicë

Kryeministri i Serbisë, Milos Vuçeviq, ka reaguar pasi në nënstacionin e Vallaçit është vendosur tabela e KOSTT. Ai këtë e ka konsideruar si “sulm” të institucioneve të Republikës së Kosovës “ndaj Korporatës Elektrike të Serbisë”, shkruan KOSTT

Ai ka thënë se shpreson që për një gjë e tillë të reagojë bashkësia ndërkombëtare.“Kam frikë se jo dhe se do të japin vetëm mesazhe boshe”, ka thënë kreu i qeverisë serbe.

Siç pretendon ai, institucionet e Kosovës kanë vëzhguar dje nëse ndonjë serb do ta largojë tabelën e vendosur nga KOSTT.

“Ata vëzhguan nëse ndonjë serb do t’i rrëzonte, që menjëherë t’i arrestonin dhe t’i ndiqnin penalisht.” ka thënë Vuçeviq.

Ai ka folur edhe për festën e Vidovdanit në Gazimestan duke thënë se Petar Petkovic s’ishte lejuar që të futet në Kosovë. Sipas kryeministrit serb “po të ishte sipas të drejtës ndërkombëtare, qeveria serbe dje do të kishte mbajtur një seancë të posaçme në Graçanicë”.

Megjithatë thotë se një gjë e tillë s’është e mundur meqë sipas tij “ata që shkelin ligjin dhe sillen imoralisht në çdo rast, nuk respektojnë asnjë dokument, nuk respektojnë asnjë standard, nuk respektojnë asnjë rregull”.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...