11.2 C
Pec
E shtunë, 25 Mars, 2023

Vuçiç paralajmëron vizitë në Kosovë, flet edhe për takimin e Ohrit me Kurtin

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, më 11 mars, ka bërë të ditur se do të nis turneun e tij në Serbi për të prezantuar partin më të re politike para serbëve “Lëvizjen Popullore për Shtetin”.

Kësisoj, Vuçiç ka paralajmëruar vizitë edhe në Republikën e Kosovës, raporton Tanjug.

“Kësaj radhe do të mundohem t’i vizitoj të gjitha 25 rajonet deri në fund të vitit. Shpresoj se do të mund të shkoj edhe në Kosovë. Do të flasim me njerëz në disa vende, jam veçanërisht i lumtur që do të shkoj në Bosilegrad si president i Serbisë”, ka thënë ai.

Më tej, Vuçiç është deklaruar edhe për takimin e radhës mes tij dhe kryeministrit të Kosovë, Albin Kurtit më 18 mars në Maqedoninë e Veriut kur pritet të negociohet për planin e zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar më 27 shkurt në Bruksel.

“E them se nuk e kam të qartë se çfarë do të diskutojmë atje kur Kosova thotë se nuk do të përmbush obligimin e saj ndërkombëtar”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...