22.6 C
Pec
E enjte, 28 Shtator, 2023

Vuçiq bisedon me Blinkenin për tensionet në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken.

Në këtë bisedë Vuçiq ka kërkuar lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar nga Policia e Kosovës.

“I tregova që Serbia po sillet me seriozitet dhe përgjegjësi, por që edhe njësitë special të Policisë së Kosovës kanë arrestuar qytetarë serbë arbitrarisht për çdo ditë, ku dhe kërkova lirimin e të gjithë serbëve”, është shprehur Vuçiq.

“Po ashtu theksova që duhet dorëheqje e menjëhershme e kryetarëve dhe largim nga katër objektet komunale në veri, sikurse edhe tërheqjen të njësive speciale, si një çels për qetësim të situatës”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...