-8.3 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Vuçiq: Do të luftojmë për popullin tonë në jug dhe në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot, përmes Instagramit, ka theksuar se ka marrë shumë pyetje rreth Kosovës nga qytetarët dhe atyre u ka thënë se “Serbia do të investojë dhe do të luftojë gjithnjë e më shumë për jetë më të mirë të qytetarëve tanë pa marrë para sysh nëse jetojnë në jug a në veri të Kosovës.

“Shumë pyetje më kanë arritur lidhur me Kosovën. Dikush thotë se duhet ta lirojmë gjithë Serbinë nga barra që e bartim tash e 20 vjet e që nuk e kontrollojmë Kosovën. Të tjerë thonë se duhet ta kthejmë tërë atë që e kemi humbur. Pala e tretë mendon krejtësisht ndryshe“, citon “novosti” të ketë thënë Vuçiqi.

Ai ka theksuar se për njerëzit që kanë dërguar pyetje për Kosovën është me rëndësi t’iu thuhet se “Serbia do të investojë e do të luftojë gjithnjë e më shumë për jetë më të mirë të popullit tonën në jug dhe në veri të Kosovës”.

„Nuk e bëjmë ne këtë dallim, këtë dallime bëjnë shqiptarët, sepse për ta çdo gjë në jug çdo gjë është e përfunduar kaherë dhe duan që me rrëmbimin e veriut ta rrumbullakojnë në tërësi, siç thonë, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë territoriale. Detyra jonë është ta ruajmë vendin tonë”, ka theksuar ai.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...