23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

Vuçiq e cilëson si “tmerr” tërheqjen e Komshiq nga intervista ku gazetari tha se në Srebrenicë nuk është kryer gjenocid

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka komentuar tërheqjen nga intervista të Kryetarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq.

“Është diçka për të cilën mund të flas më gjatë, por s’mundem sot. Çfarë i ngjau Marko Ivas është tmerr”.

“Zhvendosja e fajit për gjithë popullin serb nuk është lajm më. Ivas është gazetar i pavarur dhe ne do ta respektojmë profesionin e tij dhe të drejtën për të mbajtur qëndrim”, është shprehur Vuçiq.

Komshiq është tërhequr në gjysmë të intervistës për Tanjug, pasi që gazetari Ivas ka këmbëngulur se në Srebrenicë nuk është kryer gjenocid./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...