25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Vuçiq i akuzoi amerikanët për Bosnjën, sërish kundërpërgjigjet ambasada e SHBA-së

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Ambasadës Amerikane në Sarajevë i është përgjigjur pyetjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, drejtuar ambasadës, në të cilën ka pyetur se “ku shkruan në Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit se prona i përket Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Ambasada Amerikane theksoi se “nuk ka nevojë të rishikohet historia e mirë-dokumentuar ligjore dhe vendimet gjyqësore në lidhje me pronën shtetërore në Bosnje dhe Hercegovinë. Siç shprehu Ndihmës Sekretari i Shtetit O’Brien në fjalimin e tij në shkurt 2024 se ‘ka një mënyrë për të folur për pronën duke folur për të në institucionet përkatëse. Por, pikënisja është ende e qartë: prona i përket shtetit”.

Në fjalimin e shkurtit të këtij viti të James O’Brien, të cilit i referohet ambasada, theksohet se Bosnja dhe Hercegovina e ruajti rolin e saj në organizatat dhe marrëveshjet ndërkombëtare përmes Dejtonit.

“Në vitin 2001, Bosnja dhe Hercegovina nënshkroi Marrëveshjen për Trashëgimin e Ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (SFRJ), e cila u ratifikua nga Asambleja Parlamentare e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe ia atribuoi pronën shtetërore Bosnje dhe Hercegovinës, jo entiteteve”, tha O’Brien në atë kohë.

Kujtojmë se reagimi fillestar i Vuçiqit erdhi pasi Ambasada Amerikane i quajti të rrezikshme konkluzionet e “Kuvendit panserb”, dhe se Republika Serbe nuk është shtet dhe nuk mund të ekzistojë jashtë Bosnje-Hercegovinës.

Vuçiq kishte paralajmëruar dje se do të reagojë dhe se amerikanët nuk do të kenë përgjigje ndaj kundërpërgjigjes ndërsa presidenti serb tek sot ka reaguar përmes Instagramit.

“Pyetja ime e parë për ta është se si, ku dhe që kur shkruan diku se prona është e autoriteteve qendrore dhe jo e entiteteve. Neni 3.3 i Kushtetutës së Bosnje dhe Hercegovinës, aneksi katër i Marrëveshjes së Dejtonit, përcakton se të gjitha funksionet shtetërore të autoritetit që nuk u janë caktuar shprehimisht institucioneve të Bosnje dhe Hercegovinës u përkasin entiteteve”, tha Vuçiq.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese së Bosnje e Hercegovinës, prona shtetërore paraqet sende të luajtshme dhe të paluajtshme që shërbejnë për ushtrimin e pushtetit dhe mund të përfshijë edhe të mira publike (lumenj, male, pasuri natyrore, infrastrukturë komunikacioni etj.)

Pronat shtetërore në Bosnje e Hercegovinë nuk kanë qenë në dispozicion prej vitit 2005, kur përfaqësuesi i lartë i atëhershëm në Bosnje e Hercegovinë, Paddy Ashdown, vendosi Ligjin për mos lënien në dispozicion përkohësisht të pronës shtetërore.

Ai është në fuqi derisa Asambleja Parlamentare e Bosnje e Hercegovinës të miratojë një vendim të ri për vënien në dispozicion të pronës në nivel shtetëror./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...