31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Vuçiq i bindur te fitorja e tij në zgjedhje: Hapini kutitë, mund ti numëroni 100 herë

Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar pas pretendimeve të opozitës për parregullsi në proces.

Lideri serb duket se është i sigurt në fitoren e tij dhe për këtë arsye deklaroi se për të shuar këto zëra është e nevojshme të lejohet hapja e të gjitha kutive të materialeve zgjedhore për këdo që ka dyshime.

“Të gjithë që kanë dëshirë të rishikojnë gjithçka duhet të lejohen, prandaj gjithçka duhet të jetë transparente. Mund t’i numëroni 100 herë, si të doni. Natyrisht që nuk ka parregullsi”, tha Vuçiq, shkruan a2cnn.

Opozita mbajti një protestë në Beograd dhe Nish, me kërkesën për të pasur qasje në materialin zgjedhor.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi u mbajtën dhjetorin e kaluar, por rezultatet e tyre u kontestuan në 88 qytete, komuna e rrethe, ku u përsëritën më 2 qershor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...