10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Vuçiq: Jam i kënaqur me arritjen e ujdisë së KEDS-it dhe Elektrosever

KEDS dhe Elektrosever kanë nënshkruar kontratën për normalizimin e shpërndarjes dhe të furnizimit me energji elektrike në pjesën veriore të Kosovës.

Në lidhje me këtë ujdi të arritur ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është shprehur i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje, e cila sipas tij, do të shmangë që qytetarët në komunat veriore të mbesin pa energji.

“Ende jemi duke shikuar detajet, do të vijojë nënshkrimi i kontratës me popullatën, siç e dini rrymën e kanë paguar vetëm 11 për qind e veriut, jam i kënaqur që KEDS dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje dhe kështu shmanget çdo mundësi që popullata  në veri të jenë pa energji elektrike”, tha Vuçiq.

Ai nënvizoi se kjo është gjëja më e rëndësishme.

Këtë marrëveshje e ka mirëpritur edhe Bashkimi Evropian, duke e quajtur si një hap të rëndësishëm për zbatimin e plotë të udhërrëfyesin për energjinë.

Ndërkohë, sipas KEDS-it kjo marrëveshje ka për qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.\Njeshi\

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...