9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Vuçiq: Kurti do ta shfrytëzojë Këshillin e Evropës dhe përmes tyre të nisë padi kundër Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po kërcënon Serbinë me padi për gjenocid pikërisht tani, sepse dëshiron të përdorë institucionet e Këshillit të Evropës (KE) dhe përmes tyre të nisë padi kundër Serbisë.

“Është pjesë e një plani masiv për sulme dhe presion ndaj popullit serb dhe Serbisë. Do të durojmë dhe do të fitojmë”, citohet të ketë thënë Vuçiq gjatë një vizite në njësitë në aeroportin ushtarak në Batajnicë, shkruajnë mediat serbe.

Ai ka pretenduar se një sjellje të tillë Kurtit ia kanë mundësuar pak ditë më parë raportuesja për Kosovën, Dora Bakoyani dhe vendet perëndimore duke rekomanduar që Kosova të anëtarësohet në KiE.

Siç ka thënë më tej Vuçiq, Kurti ka pritur deri më tani që një shtet tjetër të bëjë padi për gjenocid sepse Kosova nuk njihet nga Kombet e Bashkuara dhe nuk mund të bëjë padi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

“Dikush tjetër mund ta bëjë këtë në emër të tij, që është një çështje shumë e vështirë politike”, shpjegoi Vuçiq, duke thënë se Kurti në vend të kësaj tani dëshiron të përdorë institucionet e Këshillit të Evropës për të ngritur një padi kundër Serbisë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...