9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Vuçiq: Lirimi i serbëve të arrestuar, mënyra më e mirë për të qetësuar tensionet në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia po kërkon lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar e cila sipas tij, është mënyra për të qetësuar tensionet në veri të Kosovës.

Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiq tha se serbët e Kosovës nuk duhet të përfshihen në dhunë kundër trupave të NATO-s dhe anëtarëve të misionit të Bashkimit Evropian atje.

“Askush, në asnjë rrethanë, nuk duhet të marrë pjesë në sulmet ndaj EULEX-it dhe KFOR-it”, tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Ai tutje tha që Beogradi po kërkon që të deskalojë situatën në Kosovë. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...