22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Vuçiq: Mbi 300 policë serbë u vranë në luftën e pabarabartë kundër UÇK-së dhe NATO-s

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se mbi 300 policë serbë kanë humbur jetën gjatë “luftës së pabarabartë” në Kosovë.

Vuçiq mori pjesë në një ceremoni për shënimin e Ditës së Policisë, nga ku tha se ata policët serbë kishin luftuar edhe “kundër terroristëve shqiptarë dhe NATO-s”.

“Ajo ishte gjithmonë me njerëzit e saj kur ishte vështirë”, shtoi Vuçiq, duke iu referuar luftës në Kosovë.

“Kur u është dashur ta sakrifikojnë jetën në Kosovë, policët tanë kanë qenë me njerëzit e tyre në Kosovë. Më shumë se 300 policë serbë humbën jetën në një luftë vërtet të pabarabartë si kundër terroristëve shqiptarë ashtu edhe ndaj NATO-s. I falënderojmë për këtë dhe Serbia nuk do ta harrojë kurrë sakrificën e tyre”, tha Vuçiq.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...