1.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Vuçiq në rolin e “Nostradamusit”: Më 6 nëntor do ketë aksion të ri në veri

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar gjatë ditës së sotme se Policia e Kosovës do të ndërmarrë edhe një aksion në veri më 6 nëntor.

Ai ka thënë se ky aksion i policisë do të ketë për qëllim marrjen nën kontroll të trafostacionit “Valaç” në afërsi të Zveçanit, trafostacion ky përmes së cilit sipas mediave serbe shpërndahet 85 për qind e rrymës për veriun.

Vuçiq ka deklaruar se është i sigurtë për këtë plan nga autoritetet në Prishtinë, ndërsa ka thënë se një lajm i tillë do të ishte katastrofal për popullin serb.

Ai është shprehur i shqetësuar për faktin se “shqiptarët e Kosovës kanë treguar se për ta nuk vlejnë marrëveshjet ndërkombëtare”.

“Nuk jam i sigurt se do të jenë lajme të mira as për ta. Duhet të mendohet mirë për vendimet vetanake. Nuk kemi ku të shkojmë, ne mund të bëjmë vetëm lëvizje të detyruara, jo për fajin tonë”, tha ai.

Vuçiq ka deklaruar se ka mundësi që një aksion i tillë të provohet, i ngjashëm me aksionin që u realizua në vendkalimet kufitare së fundmi.

Në anën tjetër, presidenti serb duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ka thënë se SHBA-të kanë porositur Prishtinën që të përmbushë obligimet e saj në marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe themelimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ndërsa, sipas tyre, ” zv.kryeministri i Kosovës Bislimi tha se nuk do të ketë formim të Asociacionit dhe në një bisedë me Borrellin paralajmëroi se Policia e Kosovës do të vazhdojë me aksionet”.

“Më shqetësojnë fjalët e tij, para së gjithash sepse mund ta thonë lirisht se asnjë marrëveshje nuk vlen dhe se atyre nuk u interesojnë aktet juridike ndërkombëtare që janë të vlefshme edhe sipas sistemit të tyre normativ, sepse marrëveshjet ndërkombëtare janë mbi legjislacionin kombëtar, kurse bashkësia ndërkombëtare nuk reagon, ose reagon shumë butë, atëherë ne jemi në telashe”, theksoi Vuçiq./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...