11.6 C
Pec
E diel, 6 Tetor, 2024

Vuçiq në takim me Netanyahun, thotë se folën për situatën në Kosovë dhe Izrael

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq njoftoi se gjatë ditës së djeshme në një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në margjinat e Asamblesë së 79-të të Përgjithshme të OKB-së, ka diskutuar për situatën në Kosovë dhe Izrael, si dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike.

Në një postim në Instagram, Vuçiq po ashtu ka thënë se me Netanyahun ka diskutuar për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas njoftimit, Vuciq është takuar edhe me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Vuçiq më parë ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...