25.7 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

Vuçiq pretendon se dronët Bayraktar u ngritën në afro 6 mijë metra në Gjakovë “për të zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe”

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot ka vizituar bazën ushtarake “Banjica 2”, ku edhe ka folur për situatën e sigurisë në rajon.

Kreu i shtetit serb ka përmendur edhe dronët “Bayraktar” të blerë nga Kosova.

Siç pretendon ai, përgjatë periudhës kohore 5-20 qershor ata janë ngritur në lartësi prej 5 mijë e 800 metrave “për të zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe”, shkruan KO, transmeton Express.

Ai gjithashtu ka pretenduar se edhe avionë gjerman e suedez kanë realizuar fotografime nga jashtë Serbisë për “shkak të prezencës së ushtrisë”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...