19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Vuçiq publikon fotografi nga Darka në Tiranë- nesër Samiti BE -Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka publikuar një fotografi në Instagram nga Tirana, ku nesër do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Fotografia është nga darka para samitit, dhe bashkë me Vuçiqin janë edhe  kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe me komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin.

Vuçiq ka shkruar se janë mbledhur për tema që sipas tij janë jetike për Ballkanin Perëndimor. Ai ka përmendur “lidhejn e ekonomive dhe heqjen e barrierave”.

“Ne jemi mbledhur këtu për të diskutuar tema që janë me rëndësi jetike për Ballkanin Perëndimor. Lidhja e ekonomive, heqja e barrierave dhe përparimi drejt një tregu të vetëm janë synimet kryesore që çojnë në zhvillimin thelbësor të vendit dhe rajonit tonë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Vuçiq. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...