15.6 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

Vuçiq se lë më kryeministre Ana Bërnabiqin, e propozon për pozitë tjetër

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se kryeministrja e deritashme e Serbisë Ana Bërnabiq nuk do të jetë më në këtë post.

Sipas tij, Bërnabiq do të jetë kryetare e re e Parlamentit të Serbisë.

Ai tha gjithashtu se mandatari për formimin e qeverisë së re do të caktohet brenda 7- 10 ditësh. Duke folur për Ana Brnabiqin, Vuçiq theksoi se ajo është surpriza më e madhe në politikën serbe për të.

“Ana Brnabiq është surpriza ime më pozitive, ajo bëri më së shumti përparim, luftoi aq fort dhe guximshëm”, tha presidenti i Serbisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...