20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Vuçiq: Serbia e ka vështirë, do të kërkohet njohja e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se vendi i tij është në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, pasi do të kërkohet të njohë pavarësinë e plotë të Kosovës, pa ndarje, në një territor të plotë dhe gjithëpërfshirës.

Vuçiq tha se ai pret në Berlin të kërkohet ndryshimi i formatit të bisedimeve për Kosovën dhe që bisedimet  të vazhdojnë pa heqjen e taksës.

“Nuk do të pajtohem me dialogun pa heqjen e taksës”, tha Vuçiq.

Ai tha se do të flasë me presidentin e Kinës dhe Rusisë në Pekin, dhe pastaj do të shkojë në Berlin, ku pritet të ketë takime shumë të vështira me udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë.

“I kërkova Kryesisë së SNS të presin përfundimin e bisedimeve me presidentin kinez Xi Jiping, presidentin rus Vladimir Putin, udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron. Pas kësaj, do të dalë me qëndrim para komitetit të  përgjithshëm”, tha Vuçiq. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...